Categories Lajme

Vlorë/ Turizmi humbet shpresën, operatorët: Çdo ditë ka më pak turistë

Muaji gusht i cilësuar si muaji i shpresës nga operatorët turistikë të Vlorës nuk ka sjellë efektin e shumëpritur. Pas pandemisë, kushtet jo të favorshme atmosferikë janë një goditje tjetër që i është dhënë këtij sektori.

“Kjo ndodhi për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së numrit të të infektuarve. Gjithashtu edhe kushtet atmosferike nuk kanë qenë të qëndrueshme gjatë javës”. Të gjendur para një situate të vështirë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me një paketë tjetër mbështetëse si dhe lejimin e muzikës pas orës 20.

“Dua një ndihmë për sektorin e turizmit pasi po shohim se jemi drejt fundit”. Të ardhmen e shohin me pesimizëm pasi afër shohin dhe falimentin. “Nëse situata vijon kështu, jo vetëm kostot por edhe fuqinë punëtore nuk do mundemi ta përballojmë dot”. Rënia e numrit të pushuesve ka rënë në sy edhe tek pushuesit të cilët shprehen se qyteti bregdetar ofron pushimet e duhura. “Prisja më shumë turistë, qoftë shqiptarë dhe të huaj”.

Ndonëse më të paktë në numër, turistët shprehen se do t’ia rekomandonin Vlorën edhe miqve të tyre. Sipas statistikave në Vlorë prenotimet e fundjavës arrijnë maksimumi 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar ndërsa ditët e tjera të javës ato nuk e kalojnë kuotën e 20 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME