Categories Lajme

Maqedonia e Veriut “merr frymë”, 85 raste të reja në 24 orë

Sërish bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra.

Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë. Jetën e kanë humbur katër persona, një 72 vjeçar dhe një 84 vjeçar nga Shkupi, një 62 vjeçar nga Gostivari dhe një 66 vjeçar nga Shtipi. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 45 pacientë të shëruar. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 11.839 persona. 7.664 pacientë janë shëruar kurse 527 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi numëron 3648 raste aktive me Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME