Categories Lajme

Ekspozita /Profile të të zhdukurve në diktaturë në Muzeun Historik Kombëtar

Ekspozita “E shkuara e pakryer” vjen si një përpjekje për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare edhe zyrtarët, që kanë në dorë fatin e individit, këto ditë në Muzeut Historik Kombëtar. Në qendër të saj janë histori mbi të zhdukurit gjatë diktaturës.

Kuratorja e ekspozitës Fatmira Nikolli sjell të pathëna edhe detaje, nëpërmjet intervistave me familjarët, por edhe ka shpluhërosjes së arkivave.

Gjatë çeljes së ekspozitën në praninë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula apo edhe vet përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara të Zhdukjeve me Forcë, Bernard Duhaime, nuk munguan as familjarë edhe të mbijetuar, të cilët u kërkuan këtyre zyrtarëve, që të hedhin dritë në gjetjen e 6000 të zhdukurve në diktaturë,  të bëjnë përpjekje për të gjetur vendvarrimet e të cilëve nuk dihen ende, edhe jo të dekorojnë edhe ekspozojnë portretet e krimineleve në bulevard.

Ekspozita me listën me emrat e të zhdukurve, hartën e vendvarrimeve të tyre, profilet e të zhdukurve të njohur e të panjohur, nga fëmijët, tek mjekët, inxhinierët, gazetarët, mësuesit, bankierët, klerikët edhe intelektualët në të gjithë vendin vazhdon të qëndrojë hapur në Muzeun Historik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME