Categories Sport

Problemet me veshkat, ish sulmuesi i Superligës mbyll karrierën

Futbollisti me origjinë shqiptare Muzafer Ejupi është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 31-vjeçare.
Ish sulmuesi i Skënderbeut, vendosi të var këpucët në gozhdë, pasi prej disa kohësh ka patur problememe me veshkat dhe ka qenë e pamundur për të që të luajë në nivele të larta.

“Problemet shëndetësore që kam kaluar më kanë lodhur. Fatmirësisht gjithçka është nën kontroll, nuk është e mjaftueshme të jem në nivelin e mëparshëm në stërvitje dhe në ndeshje. Në këto gjashtë muaj në klub kam bërë më të mirën time, duke dhënë edhe atomin e fundit, por nuk funksionoi”, shprehet Ejupi në intervistën për faqen e klubit Slaven Belupo, që shenoi 1 gol dhe dha 2 asiste në 13 ndeshje këtë sezon.

I tërhequr për arsye shëndetësore, sulmuesi nuk i kurseu falenderimet për klubet ku ka luajtur, ndërsa premton se është gati për sfidën e re. “Shëndeti është ajo që duhet të vlerësojmë në jetë, ndaj e ndjeva që ky ishte momenti kur duhej t’i thosha lamtumirë futbollit. Periudha që kur erdha në Kroaci, me Slaven Belupo dhe Osijek, është më e bukura në jetën time dhe do ta kujtoj gjithmonë. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit në të dyja këto klube, duke nisur nga presidentët, drejtorët, trajnerët dhe shokët e skuadrës, për ta mbyllur me ekonomistët dhe sanitaret. Me ose pa futboll, jeta vazhdon. Jam njeri pozitiv dhe mezi pres të nis një faqe të re në jetën time”, deklaroi 31-vjeçari.

Në verën e vitit 2013 sulmuesi qe ka luajtur edhe me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e Skënderbeut, por qëndroi vetëm një muaj duke u larguar pa lënë gjurmë.
Në kampionatin maqedonas ai është aktivizuar me Vardar, Shkëndijën e Tetovës dhe Turnovo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME