Categories Lajme

Ekzekutuan gazetarin, gjykata jep 100 vjet burg për 4 ish oficerët

Katër ish-punonjës të sigurisë shtetërore serbe janë dënuar me 100 vjetë burg në total nga Gjykata e Lartë e Beogradit, pas vrasjes së gazetarit dhe redaktorit Slavko Curuvija, në vitin 1999.

Gazetari Slavko Curuvija ishte i njohur për kundërshtimin e tij ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit, dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e ekzekutimit të tij.

Ish-kreu i Sigurisë Shtetërore të Serbisë Radomir Markoviç dhe oficeri i shërbimit të sigurisë Milan Radonjiç u dënuan nga gjykata me 30 vjet burg, ndërsa agjentëve të shërbimit sekret Ratko Romic dhe Miroslav Kurak secili u dha  20 vjet burg.

Nga investigimet bëhet me dije se ekzekutimi i gazetarit Curuvija, ishte një plan i ish kreut të Sigurisë Serbe Markoviç, i cili i tha Milan Radonjiçit për planin e vrasjes së gazetarit kritik, dhe ky i fundit bëri një marrëveshje duke përfshirë në plan edhe dy agjentët e shërbimit sekret Romic dhe Kurak për të kryer ekzekutimin. Ndërkohë në vendimin e saj, gjykata tha se një “person i panjohur” kishte urdhëruar goditjen.

Gazetari Curuvija, u ekzekutua me armë në prill të vitit 1999  jashtë banesës së tij, ndërkohë  gjyqi për vrasjen e tij u hap në 2015, 16 vjet pas vdekjes së tij.  Sipas “Reporterëve pa kufijë” është hera e parë në historinë e kohëve të fundit që burgoset dikush për vrasjen e një gazetari.

Po ashtu për vendimin ka reaguar edhe Fondacioni Slavko Curuvija, përfaqsues të së cilit në një deklaratë u shprehën se: “Kjo tregon një mesazh të qartë, se krimet kundër zërave të ndryshëm nuk mund të mbeten të pandëshkuara”– transmeton BBC.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME