Categories Politike

“Do të kemi qeveri teknike 100%”, Spartak Ngjela: Ja cila është “thembra e Akilit”

Spartak Ngjela ka deklaruar se qeveria tranzitore është e pa shmangshme, duke argumentuar se kjo është një strategji e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo vend ku ajo ka ndërhyrë për të realizuar një reformë.

Sipas tij, kjo do të ndodhë  pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme. I ftuar në Ora News, Ngjela tha se mendimi I Uashingtonit është ai që ka shprehur edhe deputetja Rudina Hajdari, duke shtuar se kjo e fundit është e preferuara nga Perëndimi.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Dy ditë më parë dëgjuam një fjalim të Bushatit, më në fund pamë që po kthehet mendimi ndryshe ai i kohës së Fatos Nanos?

Spartak Ngjela: Nuk ishte në atë nivel, se PS ka pasur shumë nivel të lartë, mendimi ndryshe në parti të vet. Ai ishte një vetëtime në qiell të pastër. Ishte pak! Do ketë të tjerë? Nuk e di. Ata e dinë që pasi të fillojë goditja penale e Prokurorisë së Posaçme do të kemi qeveri tekenike 100%. Ky është precedenti.

Pyetje: Aq shumë entuziazmua opozita nga fjalimi i Bushatit, sa sot kanë qarkulluar variante se Bushati mund të ishte kryeministër i një qeverie tranzitore!.

Spartak Ngjela: Këta e dinë që do ketë një qeveri tranzitore, pas daljes së Prokurorisë së Posaçme. Ky është precedenti që ka hapur politika Amerikane në të gjitha reformat që ka bërë, qoftë edhe në Tajvan, me Prokurori të Posaçme, me Gjykatë Speciale dhe qeveri teknike.  Mazhoranca është mazhorancë. Këta janë jashtë farë dhe i sfidoi Rudina Hajdari. Cili do jetë mendimi i Uashingtonit? Unë mendoj që do jetë mendimi i Rudina Hajdarit. Unë them që mendimi që ka dhënë Rudina Hajdari, e cila është e preferuara nga Perëndimi. Nga xhesti, xhestin dhe sjelljen kontrollojmë ne, se idetë nuk i dimë. Ne kemi parë që e kanë thirrur ambasadorë të rëndësishëm dhe kanë bërë një akt të madh. E ka goditur mungesën e demokracisë në “thembrën e Akilit”. Cila ishte “thembra e Akilit”? Sistemi zgjedhor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME