Categories Lajme

Elbasan/ Asnjë tolerim për prerjet e paligjshme në pyje dhe djegien e kullotave

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, mblodhi sot të gjithë strukturën e ndërmarrjes së pyjeve, kryepleqtë e fshatrave, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera ku diskutuan për t’i dhënë fund fenomenit të prerjes së paligjshme të pyjeve.Kryebashkiaku Llatja u tregua i prerë në qëndrimin e tij për të mos toleruar askënd që prek fondin pyjor, apo ata që neglizhojnë kryerjen e detyrës në ruajtjen e pyjeve.“Pasuria e përbashkët nuk do të jetë pre e askujt”, tha Llatja, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.Duke iu drejtuar strukturave të pyjores, Llatja u tregua i qartë se asnjë abuzues nuk ka dhe nuk do të ketë mbështetje, ndaj ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

Kryetari i bashkisë tha se “përgjegjësia do të jetë e njëjtë, si për atë që shkel ligjin edhe për punonjësin e pyjores që neglizhon detyrën”.Më tej, Llatja u ndal tek djegia e kullotave, e cila shpeshherë është bërë shkak për përhapjen e zjarreve në pyje.Edhe në këtë drejtim kryetari i bashkisë kërkoi vëmendje maksimale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME