Categories Lajme

Rindërtohet në kohë rekord shtëpia e Vaid Memës në Pezë-Helmës, Veliaj: Kjo është Tirana jonë: punë, jo llafe

Dhe pak punë ka mbetur dhe Vaid Mema dhe familja e tij do të rikthehen në shtëpinë në Pezë Helmës, të rindërtuar pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti.

Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë e qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, bënë që një ndër shtëpitë e shkatërruara në Pezë-Helmës të ishte edhe ajo e Vaid Memës, të cilin që prej 2006 sëmundja e ka mbërthyer në krevat dhe e pamundëson të lëvizë.

Por nisma e Bashkisë së Tiranës bashkë me kontributin e kompanive private që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për solidaritet, bënë që shtëpia të ndërtohet sikurse u premtua në kohë rekord. Jo vetëm kaq, por shtëpia e re e tyre është jo vetëm më e fortë, por ofron edhe kushte shumë herë më të mira për familje Mema në Pezë Helmës.

Kryetabashkiaku Veliaj ka publikuar fotot e shtëpisë së re e cila shënon jo vetëm një tjetër premtim të mbajtur nga Bashkia Tiranë, por i ka transformuar tërësisht jetën një familjeje. “Shtëpinë e Vaid Memës në Pezë Helmës e rrafshoi tërmeti, e rindërtoi solidariteti! Kjo është Tirana jonë: punë, jo llafe!”, shprehet Veliaj. /atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME