Categories Lajme

Elbasan/ Dyshohet se mashtroi një qytetar dhe gënjeu gjatë dëshmisë, gjykata lë në burg punonjësin e policisë

Burg pa afat ka kërkuar Prokurori Ritvan Sukaj dhe po këtë masë la në fuqi gjyqtarja Miranda Konica për punonjësin e policisë Sokol Fana si dhe për shtetasin Klodjan Hajderlli , pronar i një lokali të njohur në Elbasan të cilët u arrestuan në fundjavë për shpërdorim të detyrës.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë e arrestuan në flagrancë tri ditë më parë punonjësin e policisë, Sokol Fana me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

26-vjeçari ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai akuzohet se ka paraqitur gjithashtu të dhëna të r reme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale gjatë ar restimit u sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës e dy aparate celularë. Ai po hetohet si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.

Ndërsa pronari i një prej lokaleve pranë stadiumit Elbasan Arena është i akuzuar për veprën penale të pengimit të qëllimshëm të policisë dhe prokurorisë në zbardhjen e të vërtetës që lidhet me a kuzën e ngritur ndaj punonjësit të policisë. Ndërkaq ai ka fshirë qëllimisht pamjet filmike dhe ka zhdukur kamerat e sigurisë të lokalit në pronësi të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME