Categories Lajme

Elbasan: Komuniteti rom ngrihet në protestë , Stop diskriminimit! Nuk na merr njeri në punë!

Një tabelë e vendosur në një lokal në Elbasan ku kërkohej një punonjëse pa ngjyrë ka ngjallur reagime në shoqëri veçanërisht tek komuniteti rom.

Në kuadër të kësaj situate këtë të hënë anëtarë të komunitetit dhe mbrojtësit e të drejtave të tyre janë mbledhur në një protestë ku kërkojnë dënimin e diskriminimeve të tilla me bazë racore.

Me pankarta në duart ku shkruhet “gjyko sipas aftësisë jo sipas ngjyrës”, “stop diskriminimit në punë”, protestuesit kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Një nga protestueset është shprehur se më shumë diskriminimin e ndiejnë tek bizneset pasi nuk i punësojnë.

“Nuk na merr njeri në punë”, ka thënë ajo.

Një tjetër protestues thekson se nuk janë vetëm bizneset por përbuzjen dhe të diskriminuar ato ndihen edhe kur kalojnë në rrugë.

“Jemi bërë bashkë për të dënuar diskriminimin që bëhet jo vetëm në biznese por dhe në shoqëri në rrugë ku mund të dëgjosh shpesh fjalë diskriminuese”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME