Categories Lajme

“Las Chance”/ Organizonin lotari të pa lejuara, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Last Chance”. Në pranga kanë rënë 2 shtetas, të akuzuar për organizimin e lotarive. Të arrestuarit janë A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Njoftimi i Policisë: Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Chance”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se dy shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Chance”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME