Categories Sport

Emmanuel Macron nis “karrierën” si futbollist, do të jetë titullar në mesfushë!

Emmanuel Macron, një nga politikanët më të rëndësishëm në Europë dhe në botë zbret në fushë si futbollist. Presidenti francez nuk e ka fshehur kurrë pasionin e madh për futbollin dhe është tifoz i zjarrtë i Marseille por edhe i kombëtares dhe shpesh është parë duke vizituar lojtarët në grumbullim. Por sot, ai do të bëjë hapin e radhës, të luaj në një ndeshje mes emrave të njohur madje si titullar. Macron do të jetë në rolin e mesfushorit para mbrojtjes dhe do të ketë në krah një emër si Rudi Garcia, trajneri i njohur francez.

Por me kë do të luajë Emmanuel Macron? Bëhet fjalë për ekipin Variétés Club, një skuadër e krijuar që në vitin 1971 dhe që mbledh personalitete të shquara në përbërje duke nisur nga Princi Albert i Monacos, Didier Deschamps, Michel Platini e shumë të tjerë ndërsa sot në formacion do të jenë legjenda si Alan Giresse, Sony Anderson, Karembeu, Arsene Wenger.

Të gjitha këto ndeshje bëhen për bamirësi, jubilee, dhe në total, Variétés Club ka zhvilluar më shumë se 2200 ndeshje duke grumbulluar deri në 5 mln Euro që më pas janë shpërndarë për bamirësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME