Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje dhe shitje droge, arrestohet në Bruksel 36-vjeçari nga Lezha

Një 36-vjeçar shqiptar nga Lezha i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë. Policia bën me dije se operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “Avenue”, çoi në pranga 36-vjeçarin nga Lezha, Mariglen Përgjini, të dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore.

Njoftimi FAST Albania Finalizohet një tjetër bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet FAST Albania dhe FAST Belgjika, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “Avenue”, vë në pranga 36-vjeçarin nga Lezha, të dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania, FAST Belgjika dhe Interpolit të të dy vendeve, për vendndodhjen e shtetasit shqiptar në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Avenue”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Bruksel, Belgjikë, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, u bë e mundur kapja, nga FAST Belgjika, e shtetasit Mariglen Përgjini, 36 vjeç, lindur në Manati, Lezhë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore.

Shtetasi Mariglen Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Gjithashtu ky shtetas është dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kapja e këtij shtetasi u bë falë bashkëpunimit 1-mujor ndërmjet njësive FAST Albania dhe FAST Belgjika, të cilat gjatë kësaj kohe kanë shkëmbyer informacione, në mënyrë të vazhdueshme, deri në kapjen dhe arrestimin e personit të kërkuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Intepol Belgjikën, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME