Categories Lajme

Shqipëria hap dyert për refugjatët nga Ukraina

Vendimi parashikon që qytetarët që po i ikin luftës në Ukrainë të qëndrojnë në vendin tonë pa leje qëndrimi për një periudhë 1-vjeçare.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit”- thuhet në vendimin e qeverisë.

Vendimi është një akt formal i vullnetit të shprehur nga institucionet shqiptare për mikpritjen e refugjatëve të luftës në Ukrainë, ngjashëm siç po veprojnë dhe vendeve e tjera europiane.

Qeveria nuk ka përcaktuar ndonjë kufi për numrin e refugjatëve që do të presë nga konflikti në Ukrainë dhe as nuk ka bërë publike masat e marra për pritjen e tyre.

Rreth 3.2 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim në vendet e Bashkimit Europian që prej nisjes së pushtimit rus në 24 shkurt.

Shqipëria ka mbështetur vendimet e marra në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe në NATO lidhur me sanksionet ndaj Rusisë dhe Kuvendi shqiptar miratoi para disa ditësh një rezolutë në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës. Në rezolutën e miratuar me konsensus politik dënohej agresionin ushtarak rus dhe i bëhej thirrje Rusisë për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të forcës ndaj Ukrainës./BIRN/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME