Categories Lajme

EMRI/ Vritet shqiptari në Malin e Zi, pjesë e grupit kriminal, arrestohet autori i dyshuar

Një shtetas shqiptar, ish-pjesëtar i klanit Skaljar, Edmond Mustafa është vrarë mëngjesin e sotëm (27 shkurt) në Tivar të Malit të Zi. Lidhur me ngjarjen, është vënë në pranga autori i dyshuar i krimit, Dino Ibrahimoviç. Prokurorja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Irena Buriç, e cila po udhëheq hetimet, ka konfirmuar se është arrestuar Ibrahimoviç, i cili dyshohet për vrasje dhe posedim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pasi iu gjet një çantë me një pushkë automatike.

Prokurorja tha se për momentin nuk mund të flasë për motivin, por shtoi se hetimet mbi rastin vijojnë “Kam kryer një hetim në vend të ngjarjes së bashku me zyrtarët e Qendrës së Sigurisë së Tivarit dhe ekspertët e Qendrës Mjeko Ligjore Danilovgrad, nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë që do të jenë objekt i ekspertizës së mëtejshme”, tha prokurori para gazetarëve.

Kujtojmë se Policia rrethoi qytetin pas të shtënave, ndërsa dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Marsala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe viktima ishte i shoqëruar nga një grua në momentin vrasjes. Një nga dëshmitarët okularë ka thënë për mediat se kanë dëgjuar pesë apo gjashtë të shtëna dhe kur janë ndalur, disa prej tyre kanë dalë në parking dhe kanë parë viktimën të shtrirë mes dy makinave të parkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME