Categories Lajme

Omnitele konfirmon: One Albania ka rrjetin më cilësor në vend

Rrjeti i One Albania merr pikët maksimale për thirrjet zanore, data dhe përdorimin e aplikacioneve. Rrjetit celular të One Albania, më i madhi dhe më moderni në Shqipëri, me stacione mbulimi në të gjithë vendin, me teknologjinë Ericsson dhe i gatshëm për 5G i shtohet një vlerësim tjetër: ai nga Omnitele. Kjo e fundit,  një kompani finlandeze, konsulente e pavarur, e njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e gjerë në krahasimin e rrjeteve celulare dhe matjet në terren, ka bërë publike rezultatet, në muajin shkurt 2024.

Kombinimi i aseteve të trashëguar nga bashkimi i dy operatorëve të mëparshëm dhe investimet e vazhdueshme gjatë vitit 2023 çuan në shtimin e kapaciteteve dhe burimeve të rrjetit dhe në këto rezultate për kompaninë. Vlerësimi gjithëpërfshirës ka në fokus performancën e operatorëve kryesorë të rrjetit në Shqipëri, duke u fokusuar matjen e tre komponentëve: përvojën gjatë thirrjeve zanore, përvojën me shërbimet e të dhënave dhe përvojën me aplikacionet.

ONE Albania rezultoi si rrjeti celular me performancën më të mirë, duke arritur rezultatet më të larta në të tre komponentët, ku vlen për t’u theksuar se është  arritur shpejtësia mesatare më e lartë prej 143 Mbps në downlink si dhe aksesi më i shpejtë për lundrimin në internet, prej mesatarisht 1.9s. Superioriteti i rrjetit, testuar nga Omnitele sigurisht është pohim i transparencës dhe integritetit të kompanisë ndaj klientëve. Vlerësimi, i kryer në rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë Tiranën, 6 qytete të mesme dhe 4 të vogla për nga numri i popullsisë, konfirmoi epërsinë e vazhdueshme të ONE në ofrimin e shërbimeve.

“Rezultatet mbresëlënëse të arritura në matjet e fundit krahasuese, nga Omnitele, për performancën e rrjetit, janë një dëshmi e fortë që në saje të investimeve të pandërprera për shtimin e kapaciteteve në rrjet, strategjisë për të krijuar kushte sa më të mira për eksperiencën e përdoruesve si dhe punës e përkushtimit të skuadrave tona,  mund të arrijmë të konkurrojmë dhe renditemi në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit,  të ofruar nga rrjeti celular. Kontributi ynë, si operatori lider i tregut të telekomunikacionit në Shqipëri, jep garanci dhe siguron besim të plotë që përdoruesit e rrjetit One Albania do të mirëpresin dhe kalojnë një sezon të ri turistik të suksesshëm” – tha Ilir Duka, Drejtori i Grupit të Teknologjisë,  në One Albania.

Gjithashtu kompania ka rrjetin me shtrirjen më të gjerë të linjës fikse në vend, me rreth 6000 km fibër optike (rrjet kryesor dhe ndërqytetas) dhe ofron lidhje me shpejtësi të lartë, deri në 1 Gbit/s përmes rrjetit fibër në shtëpi, infrastrukturë kjo që e bën kompaninë një lider mbarëkombëtar të 4 produkteve (4P – rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet) në treg. Rrjeti One Albania i ndërtuar mbi rrjetin celular 4G+, tepër të besueshëm, ashtu edhe mbi infrastrukturën fibër është krijuar për t’i mbajtur abonentët të lidhur me cilësinë më të mirë, me njerëzit dhe me atë që ata duan. One Albania mbetet e përkushtuar për t’u ofruar klientëve shërbime dhe zgjidhje që kanë një ndikim pozitiv në jetën e tyre të përditshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME