Categories Lajme

“Ëndërr, të gjej nënën time”/ 2 vite nga sulmet ruse, Ambasada e SHBA ndan historinë rrëqethëse nga Ukraina: 13-vjeçari u mor në kampet e filtrimit dhe…

Ambasada amerikane në Tiranë ka nisur një fushatë ku në javën në vijim do të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale dëshmi të historive nga Ukraina, ndërkohë që bëhen dy vite nga sulmet ruse.

Sot Ambasada ka shpërndarë historinë e një vogëlushi 13-vjeçar ukrainas, i cili kërkon të gjejë nënën e tij, me të cilën u nda nga ushtarët e Putinit.

Sasha tregon se si ushtarët rusë mendua n se nëna e tij ishte ushtare ukrainase dhe i dërguan në kampet e filtrimit, ndërkohë që 13- vjeçari ishte ende i plagosur nga shpërthimi i një predhe në shtëpinë e tij.

“Deri më 24 shkurt 2022 jetoja me nënën dhe motrën time në Mariupol. Menduam të shkonim tek gjyshja por urat ishin hedhur në erë dhe mbetëm aty.
I zhvendosëm gjërat në bodrum dhe qëndruam aty gjatë të gjithë kohës.
Më 24 mars kur nisën sulmet ishin na ambientin që e kishim improvizuar si kuzhinë. Një predhë ra në shtëpinë time dhe motra ime ishte brenda. Ajo u frikësua shumë.
Vrapova në katin e dytë dhe më pas dëgjova shpërthimin.
Diçka po më digjte sytë dhe u frikësova sepse ishte goxha e nxehtë.
Nëna i kërkoi ushtarëve të më dërgonin në spitalin ushtarak që të më hiqnin copëzat. Spitali ishte në Mariupol.

Nëna ime nuk kishte dokumente dhe ushtarët rusë e ngatërruan me ushtare dhe na çuan në institucionin e paraburgimit për procesin e filtrimit.

Ne deklaruam se ishim civilë dhe i kërkuam të na lironin, por erdhën shërbimet e fëmijëve dhe më larguan nga nëna.
Nuk mund të kontaktoja asnjë të afërm”, rrëfen vogëlushi.

Postimi i Ambasadës:

“Unë kam një ëndërr: më ndihmo të gjej nënën time.” Këto janë fjalët e një djali 13-vjeçar ukrainas, i cili u nda nga nëna e tij nga trupat ruse. Ndërsa javën e ardhshme shënojmë vitin e dytë që nga lufta e tmerrshme e Rusisë kundër Ukrainës, ne do të ndajmë histori nga Ukraina për “Realitetet e Pushtuara”. Ndiqni videon teksa Sasha ndan historinë e zhvendosjes së familjes së tij nga Mariupol për shkak të bombardimeve të qytetit dhe civilëve të tij nga Rusia. Ndërsa lufta e agresionit të Kremlinit ka zhvendosur miliona njerëz brenda Ukrainës, Sasha ende shpreson të ribashkohet me nënën e tij dhe të ndihmojë në shpëtimin e njerëzve kur të rritet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME