Categories Showbiz

Eni Koçi flet për ndërhyrjet estetike

Personazhet publike shpesh janë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si duken apo dhe ndërhyrjet e mundshme që mund të bëjnë. Qofshin ato estetike apo shëndetësore, shumë artistë e kanë të vështirë t’i pranojnë publikisht.

Ditën e sotme, nëpërmjet opsionit “Questions” në Instagram, këngëtarja Eni Koçi pranoi dhe foli për herë të parë për ndërhyrjet që ajo ka bërë. E pyetur nëse ka bërë ndonjë operacion plastik, ajo shpjegoi:

“Meqë më dole në temë, në moshën 13 vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund ta rregulloja. Ndërhyra prapë për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje kështu që shkoi 7 orë operim.”

Pra, Eni ka bërë ndërhyrje në hundë. Por përtej kësaj, ka dhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që komentojnë.

“Për të gjitha ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe mos të gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor”- vazhdoi më tej.

Në pyetjet e tjera, ajo tregoi se nuk ka operacione në vithe dhe foli gjithashtu për vazhdimet e studimeve dhe besimet fetare. E rëndësishme në fund është që çdokush të ndihet mirë me veten e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME