Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e policit: Ç’më tha Kasemi kur erdhi në komisariat

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Në seancë pritej dëshmia e një oficeri policie dhe ballafaqimi mes Kasemit dhe shoferit të furgonit që dyshohet se e ka rrëmbyer pas vrasjes. Oficeri i Policisë nuk ishte paraqitur në seancë për të dëshmuar, ndaj edhe prokurori kërkoi të lexonte dëshminë që ai kishte dhënë në fazën hetimore.

Sipas deklarimeve që lexoi prokurori, punonjësi i Policisë ka treguar se si Kasemi e ka pranuar vrasjen e bashkëshortes, ndërsa në ambientet e Komisariatit të Policisë është gjetur edhe një plumb, i cili dyshohet se i përkiste armës së të pandehurit.

“Kam qenë në zyrën time kur më erdhi një punonjës policie dhe më tregoi se në ambientet e Komisariatit kishte ardhur një person, i cili kishte deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij. Pas kësaj unë kam zbritur poshtë dhe kam parë një burrë rreth 55 vjeç, të cilin e kam pyetur për gjeneralitetet dhe çfarë kishte bërë. Ai më tha se ishte Fadil Kasemi dhe se në zonën e Xhamllikut kishte vrarë bashkëshorten e tij. Pas kësaj, janë lajmëruar oficerët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë Fadil Kasemin, për të vazhduar me hetimet e mëtejshme. Unë i kam përcjellë ata deri të dalja e Komisariatit, ndërsa kur po futesha, një prej oficerëve më tha se ishte konstatuar një plumb te shkallët. E kemi marrë dhe kemi vënë në dijeni oficerët e Krimeve që kanë ardhur dhe marrë plumbin”, lexoi prokurori.

Gjatë seancës së djeshme, Gjykata revokoi edhe një vendim të ndërmjetëm për ballafaqimin e dy dëshmitarëve, kërkuar nga mbrojtja. Sipas arsyetimit të Gjykatës, përballja mes tyre nuk do të sillte asnjë të re, pasi i konsideruari si viktimë, shtetasi K.T., është përballur disa javë më parë me një tjetër punonjës të Policisë dhe nuk e ka ndryshuar variantin e tij. Edhe ky vendim është kundërshtuar nga mbrojtja, që e konsideroi vendimin të padrejtë, ndërkohë pati edhe një diskutim me gjykatën.

Mbrojtësi Ilia Ilia, i cili ka qenë përfaqësuesi ligjor i Fadil Kasemit, që prej rifillimit të procesit te Krimet e Rënda mungoi, ndërsa kishte kërkuar shtyrjen e seancës dhe caktimin e saj në datën 31 dhjetor, për shkak se nuk do të ishte në Shqipëri.

Vetë i pandehuri caktoi edhe një tjetër mbrojtës, që kërkoi shtyrjen e seancës dhe diskutoi me drejtuesen e trupit gjykues, duke i thënë se nëse do ta vazhdojë në këtë formë procesin, më mirë të merrnin edhe një prokuror tjetër, ta vendosnin në anën e mbrojtjes dhe të vazhdonin, duke i konsideruar si të padrejta dhe paragjykuara vendimet e Gjykatës.

Ky proces është thuajse në fazat finale të tij, ndërsa priten edhe disa prova të tjera më 26 dhjetor nga ana e mbrojtjes. Pas kësaj do të mbyllet shqyrtimi gjyqësor.

PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME