Categories Showbiz

Enkel Demi tregon si u njoh me Mesila Dodën: Kur e pashë atë, i përzura të gjithë nga zyra…

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare kanë qenë një çift shumë simpatik. Bëhet fjalë për politikanen Mesila Doda dhe gazetarin Enkel Demi. Ata si rrallë herë kanë folur për jetën e tyre profesionale dhe private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si janë njohur, Enkel Demi tregon se kishin organizuar një takim në zyrën e tij dhe sapo e pa, dëshira e tij ishte të lidhej direkt me të, por nuk ishte aq e lehtë që të bënte Mesilën për vete, iu desh shumë punë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për Mesilën në momentin e parë që e ke parë?

Enkel Demi: Që duhet të lidhem patjetër me të?

Ardit Gjebrea: Ouu, pse?

Enkel Demi: Më bëri shumë përshtypje, unë po e prisja në zyrë, më kishin thënë që do bëja një takim me të, por nuk e njihja. Në momentin që u shfaq në mos gaboj në vitin 1993, sapo kishte hyrë vera, erdhi me një fustan deri në fund të këmbëve, një fustan veror, bionde, sy bojqielli, kur e pashë thashë uou ç’është kjo, domethënë mu duk sikur nuk ishe e Shqipërisë. E kisha planifikuar që takimin ta bëja me shumë njerëz , domethënë të kisha dhe nja 2-3 njerëz që punonin me mua dhe i përzura.

Ardit Gjebrea: Gjërat mes jush rrodhën shpejt apo me qetësi?

Enkel Demi: Jo dhe aq shpejt sa unë dëshiroja.

Ardit Gjebrea: Ti doje që atë ditë besoj?

Enkel Demi: Doja dhe të nesërmen, dhe të pasnesërmen, por jo nuk isha kaq i suksesshëm në fillim.

Mesila Doda: Gjërat besoj se kanë pasur ritmin e tyre, por kanë qenë periudha të mbushura me ngjarje. Unë vija nga jashtë sepse studioja në Itali dhe gjatë asaj kohe punoja për Federatën e Rinisë shqiptare, Keli në atë kohë ishte kryetari i Forumit Rinor Republikan. Ka qenë një periudhë e shënuar me gjëra të mira dhe gjëra negative në atë kohë. Nëna ime u sëmur në atë kohë dhe më pas humbi jetën dhe kjo më mbajti akoma më gjatë në Tiranë dhe ajo kohë ka qenë që ne u lidhëm më shumë.  Mesila tregon se më vonë u bënë shumë miq dhe dilnin shpesh nëpër klubet e Tiranës, kështu lindi dhe dashuria e tyre. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME