Categories Showbiz

Eros Grezda largohet nga Kombëtarja dhe i propozon martesë Oriola Marashit

Eros Grezda, në anën profesionale nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja me Kombëtaren, por e kundërta mund të thuhet për jetën personale. Sulmuesi duket shumë i dashuruar me modelen Oriola Marashi dhe madje flitet se i ka bërë propozimin për martesë, e cila ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë. Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci, ndërsa së fundmi Grezda ka postuar në “Instagram” foto me Oriolën, teksa shiheshin të përqafuar

Për sa i përket lënies jashtë nga Kombëtarja, trajneri Reja sqaroi: “Grezda u tërhoq vetë. Është zgjedhje e tij që nuk është në Kombëtare. Unë jam strikt për sa u përket rregullave. Unë po e ndjek, kur të jetë gati, e ka derën hapur në Kombëtare.” Ndërkohë, ai dhe partnerja Oriola Marashi nuk ndalojnë së shprehuri publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Çifti më i përfolur i momentit duket se po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen e tyre. Oriola Marashi postoi disa imazhe si “vajzë fshati”, e veshur me një fustan të shkurtër, që i nxirrte në pah linjat e saj “A je e dashuruar me këtë?”– shkroi modelja në përshkrimin e fotove, ku duket pranë disa frutave. “Jam i dashuruar me ty”, i komentoi futbollisti. “Sa me fat”, ia ktheu modelja. Prej disa kohësh e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë, madje u përfolën edhe për një ndarje, por duket se janë rikthyer më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Vetëm një muaj pasi modelja shpalli fejesën në Kroaci me ish-futbollistin e Kombëtares, Eros Grezda, ndodhi krisja e parë mes çiftit. Lajmi se Marashi dhe Grezda ishin ndarë bëri xhiron e rrjetit pak kohë më parë. Kjo, pasi çifti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kishin fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, ku shfaqeshin shumë të dashuruar dhe të lumtur. U fol se kishin pasur një konflikt të fortë mes tyre, të cilin ata e kanë diskutuar, duke qenë se pas një situate të komplikuar në çift kanë rinisur sërish komunikimin. Më pas, modelja postoi disa foto në “Instagram”, ku shfaqej e shtrirë në rërë e siç duket, futbollisti nuk i rezistoi dot dhe la një koment.“Fuego fuego”, shkruante ai me emojin e flakës dhe një zemër të kuqe, duke treguar kështu se i kishin lënë pas zënkat. Sipas miqve të tyre, mes çiftit plasi xhelozia, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar probleme.

Por pajtimi erdhi shpejt dhe ata tashmë duken më të afërt se kurrë. Modelja Oriola Marashi dhe ish-futbollisti i Kombëtares u fejuan fiks një muaj më parë, gjatë një ceremonie private në Zagreb të Kroacisë, ku edhe bashkëjetonin. Burime për “Panorama Plus” konfirmuan zyrtarizimin e lidhjes së tyre pas karantinës, fakt i vërtetuar edhe nga vetë modelja me anë të postimeve që bëri në “Instagram”. Me tri foto të postuara në “Instagram” Oriola evidentoi syzet, por ndërkohë me stil tregonte unazën e fejesës në gisht, që i kishte blerë Erosi. “Panorama Plus” shkruante pak javë më parë se çifti ishin gati të shkëmbenin unazat dhe se tashmë kishin njohur familjet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, të njëjtat burime shkruanin se ajo që e mbante Oriolën në Kroaci ishte pikërisht fejesa dhe hapi i madh që tashmë çifti e kishin hedhur.

Oriola dhe Erosi u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë. Në një intervistë për “Wake up”, Grezda zbuloi se është në një lidhje me Oriola Marashin dhe se ishte i lumtur. Por duket se opsioni për famë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte rënë poshtë modeles që ka studiuar për Kanto në Universitetin e Arteve. Pasi bashkëpunoi me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se ajo e kishte pezulluar këtë profesion, pasi zgjodhi t’i dedikohej 100 për qind fejesës dhe jetës së re me Erosin në Kroaci. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për Soprano dhe për një kohë të gjatë njihej si vajza OTR.

Në një nga intervistat e fundit rrëfeu se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave, që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve. Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Pasi u njoh me Eros Grezdën, ai e bindi të heqë dorë nga ëndrra amerikane dhe e mori me vete në Kroaci. Burime pranë tyre kanë treguar se ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, të cilat i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25- vjeçar, i cili jeton në Kroaci ku zhvillon karrierën.

E ndërkohë që Oriola e ka konfirmuar lidhjen në mënyra të ndryshme, pak ditë më parë ishte Eros ai që e pranoi publikisht lidhjen e tij, pasi mori konfirmimin e prindërve. Pas intervistës së tij në “Wake Up”, Oriola ndau më vonë në “Instagram” foton e parë me Erosin, të cilit i kishte vendosur një emoji me zemra në fytyrë.Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri, festë çift që e pasoi ditëlindja e 25-të e Erosit. Ndërkohë që për momentin, të dy i janë përkushtuar njëri-tjetrit duke lënë pak mënjanë angazhimet e mëdha profesionale të secilit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME