Categories Lajme

Ervis Marinaj ka qenë në Vlorë? Kryekomisari Berberi: FNSH ka kryer kontrolle, kemi mbështetur operacionet

Kryekomisari i Vlorës Gentian Berberi, gjatë një konference për mediat sot nga qyteti bregdetar, ka pranuar se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë zhvilluar ditët e fundit kontrolle. I pyetur nga gazetarët nëse këto kontrolle lidheshin me Ervis Martinaj, Berberi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt.

Megjithatë, kreu i Policisë së Qarkut Vlorë tha se edhe pse kjo nuk është një çështje që i përket atyre, strukturat policore të qytetit bregdetar mbështesin çdo operacion në terren të drejtorive të tjera, shkruan neësbomb.al.

Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë para se të zhdukej?

Kryekomisar Berberi: Është e vërtetë që FNSH ka qenë prezent në qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e Policisë. Kemi pas mbështetjen e tyre dhe këto kontrolle do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, në lidhje me procedimet që kanë në ndjekje strukturat e hetimit.

Ka indicje Policia se Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë?

Kryekomisar Berberi: Është një çështje që nuk i përket Qarkut të Vlorës. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës do të mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera për çdo verifikim dhe operacion në terren.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej 9 gushtit 2022, ndërkohë që në publik janë hedhur disa hipoteza, si ajo e rrëmbimit dhe vrasjes, si dhe një inskenim i mundshëm nga mbreti i lojërave të fatit. Forcat e Policisë kanë kryer kontrolle në Vlorë, Durrës e Shijak, por deri tani nuk raportohet për ndonjë gjurmë të 40 vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME