Categories Lajme

Është dhënë me shumë sukses sot në sallën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, koncerti i Orkestrës Kamerale

Është dhënë me shumë sukses sot në sallën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, koncerti i Orkestrës Kamerale NewBorn/ Chamber Orchestra e Kosovës. Të ftuar dhe mbështetur nga Bashkia Vlorë dhe teatri “Petro Marko”. Dhjetë artistë të rinjë, instrumentistë të parë ( solist) në filarmoninë e Kosovës, por që në një orkestër dhome ata janë bërë bashkë për virtuozitetin e tyre…!

Të drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, artistët nga Prishtina kanë performuar për artëdashësit vlonjatë pjesë nga kompozitorët shqiptarë, si Avni Mula, Feim Ibraimi, Gjergj Kaçinari, Rashid Krasniqi, Rexho Mulliqi etj, të traditës, dhe të huaj si Johaquin Rodrigo, Charles Gounod etj Kanë sjellë emocione të veçanta interpretimet profesionale të sopranos Zana Abazi Ramadani, Betim Krasniqit në trombon, Avni Krasniqi në kornet, Kaltrina Krasniqi në flaut dhe Shkumbin Bajraktari në klarinet…!  Ka qënë një mbrëmje e veçantë, kjo e kësaj të shtune për publikun vlonjat, një mbrëmje magjike, dhuruar mjeshtërisht bukur nga arti cilësor e me shumë nivel i artistëve të Orkestrës NewBorn të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME