Categories Lajme

U arratisën nga burgu i sigurisë së lartë, Izraeli kap dy palestinezët e fundit

Ushtarët izraelitë kanë kapur dy të burgosurit e fundit palestinezë, nga gjashtë që kanë ikur nga një b urg i sigurisë së lartë dy javë më parë, ka thënë ushtria izraelite më 19 shtator. Dy burrat janë arrestuar nga forcat speciale gjatë një bastisjeje në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor, është thënë në deklaratën e ushtrisë.

“Bashkë me dy terroristët, dy bashkëpunëtorë që u kanë ndihmuar terroristëve janë kapur po ashtu”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se të katër personat janë transferuar për marrje në pyetje.

Gjashtë të burgosurit, të cilët janë në mbajtje për sulmet kundër shtetit hebre, kanë ikur nga burgu Gilboa më 6 shtator, pasi kanë gërmuar një tunel nën qelinë e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Javën e kaluar, katër persona tjerë që kanë ikur, janë zënë në një kërkim masiv, që ka përfshirë dronë, pika kontrolli nëpër rrugë dhe mision ushtarak në Jenin, ku janë rritur shumica e burrave. Të gjashtë personat kanë qenë anëtarë të grupeve militante palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik dhe krahun e armatosur në Lëvizjes Fatah, të presidentit palestinez, Mahmuh Abbas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME