Categories Lajme

“Është gjallë…”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, eksperti i sigurisë: Pse nuk mund të bëhen kontrolle banesash spontane

Fatjon Softa ekspert sigurie deklaroi se Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë, mund të jetë gjallë. I ftuar në “Panorama TV”, eksperti tha se për sa kohë nuk ka një kufomë, i shumëkërkuari i drejtësisë mund të jetë gjallë. Martinaj u shpall i zhdukur në 9 gusht 2022.

“Kjo është çështje që për aq kohë s’ka një kufomë unë e them që ai është gjallë. Aq kohë sa është ky version duhet të nisemi e nga shumë raste si ai në Itali që pas 30 vitesh në kërkim u arrestua nga policia italiane një person shumë i rrezikshëm e i kërkuar.

Nëse është gjallë patjetër një ditë do gjendet e ndalohet, por ai mund të jetë e mes nesh përreth nesh, e si ka ndodhur prej vitesh tek ne që kur s’duam ta gjejmë nuk e kërkojmë se nuk duam probleme”, tha ai.

Duke u ndalur te kontrollet e policisë në banesën e tij dhe të xhaxhallarëve, eksperti i sigurisë tha:“Sa kohë shkon për kontrolle qoftë në Vlorë e banesën e tij, presupozon që është gjallë personi. Kjo ka qenë dhe për të plotësuar atë dosje hetimore që kishte mangësi se nuk ishte bërë një kontroll në banesë dhe u bë dhe rezultuan disa gjëra që po të kishin qenë më herët do kishin gjetur më shumë.

U gjetën uniforma policie maska fytyre armatime, mund të jenë gjurmë të ndryshme që mund të zbulojnë ngjarje të ndryshme. Nëse gjurmët te maska, te fijet e flokut, apo lekët, nëse përputhen me vrasje kriminale gjendet nëse mund të kenë ardhur nga ky grup apo të hedhë dritë mbi ca ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Kërkimi është një sfidë për policinë e shtetit por kjo sfidë s’mund të vijë me kontrolle banesash spontante por me një informacion”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME