Categories Lajme

Rrethohet me shirit pallati në Bulqizë pas tërmetit, policia nxjerr jashtë banorët, familjarët kundërshtojnë

Ashtu siç u njoftua një ditë më parë në mbledhjen e shtabit të emergjencave, një prej pallateve në Bulqizë është shpallur i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i dy ditëve më parë me magnitudë, 4.7 rihter.

Por mëngjesit e sotëm policia ka mbërritur në vendngjarje duke i vënë shiritat pallatit, pavarësisht vendimit, disa prej banorëve nuk kanë pranuar të dalin nga banesat e tyre, ndërsa disa prej familjeve kanë lënë shtëpitë duke marrë bonusin e qerasë.

Pallati pesë katësh në lagjen Bulqizë e Re të qytetit të Bulqizës ndodhet në një zonë me erozion të lartë. Ai u dëmtua fillimisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pastaj nga tërmeti i tetorit 2021 me epiqendër në Bulqizë.

Në këtë kohë pallati u shpall i pabanueshëm, dhe 10 familjeve iu dha bonus qiraje me vlerë 15 mijë lek (të reja) në muaj. Pjesa më e madhe e familjeve kanë dalë, vetëm 3 kanë mbetur që nuk kanë pranuar të dalin.

Nga tërmeti i fundit në Klos pallati ka pësuar dëmtime të tjera, ndaj sot Policia dhe Bashkia e Bulqizës po ndërhyjnë për të nxjerrë jashtë këto 3 familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME