Categories Lajme

Priten reshje të dendura shiu/ Peleshi: Shkodra e Lezha më të rrezikuarat, Bashkitë të jenë në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë sërish thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin masa nëse do të ketë një rast të përkeqësimit të motit. Në një dalje për mediat, Pelsehi tha se sot priten reshje të dendura shiu në Shkodër, Kukës, Lezhë.

Peleshi theksoi se Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës, si dy ndër zonat më problematike me përmbytjet, duhet të jetë gjatë gjithë kohës në terren, të pastrojnë kanalet kulluese.

“Janë në gatishmëri, janë marrë masat. Bashkitë kanë punuar në kohë për të para përmbytjeve të mundshme. Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme dhe duhen marrë masa shtesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve

Bazuar në informacionet e dërguar nga IGJEUM, parashikimet për ditët në vazhdim, dhe dot janë si më poshtë. Sot priten reshjet intensive, në Shkodër dhe Kukës. Reshjet në Lezhë dhe Dibër, mesatare në qarqet e tjera. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Për paralajmërimin e popullsisë, në zonat e Nënshkodrës. Të marrë masa për monitorimin e lumit Bunë e Kir. Kontrollin e argjinaturave të lumenjve dhe digave”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME