Reperi i mirënjohur Adonis Dollapi, i njohur me emrin e artit Lazy, ka qenë i ftuari i dytë në “Glamour Zone”, në RTV Ora. Për herë të parë ai tregoi si u njoh me bashkëshorten Amina Shena, një nga vajzat më të bukura të ekranit.
Lazy shprehet se kjo ka ndodhur 10 vite më parë, në sheshxhirimet e këngës “Game Over”, ku ai bashkëpunoi me motrën e saj Elian. E ndryshe nga sa prisnim, ka qenë Amina ajo që e ngacmoi e para Lazyn. “Ajo më ngacmoi e para. Dhe që atëherë i them me shaka: Ti vet më zgjodhe mua”, shprehet Lazy.
