Categories Lajme

“Fajin e ka Saliu”, rrjeti gajaset me meme-t për negociatat (Foto12)

Vendimi që pritet të merret në harkun dyditor 17-18 tetor në Këshillin Evropian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është padyshim kryetema më e diskutuar së fundmi në rrafshin publik në vend.

Krahas mbulimit mediatik përmes emisioneve televizive apo artikujve shterues në shtypin e shkruar, çështja e negociatave ka një prani të konsiderueshme edhe në faqet e njohura të memeve në rrjetet sociale.

Natyrisht, në këtë hapësirë virtuale, sikurse ndodh rëndom, qëndrimi kundërshtues për hapjen e negociatave i presidentit francez, Emanuel Macron, i cili në konferencën për shtyp që pasoi takimin e djeshëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel, theksoi problematikën e fluksit të azilkërkuesve shqiptarë, është shoqëruar nga postime ironizuese.

Kështu, “Brryli Broadway”, një ndër faqet më të ndjekura online veçanërisht nga një audiencë të rinjsh, ka zgjedhur të interpretojë qëndrimin e Macron duke postuar një foto të kryeministrit Edi Rama në Komisionin Evropian, ku shfaqet me një pamje të trishtë duke thënë se “Fajin e ka Saliu që liberalizoi vizat”.

Një tjetër meme ironizon gjithashtu Ramën, i cili i drejtohet Macron me fjalët monumentale të veprës shekspiriane “Jul Çezari”: “Edhe ti, Brut?!”.

Sot nis në Bruksel takimi i liderëve të BE-së, në punimet e të cilit hapja e negociatave me dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor është njëra nga pikat e diskutimeve, krahas Brexit-it dhe operacioneve ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë.

Deri më tani, Franca është kundër nisjes së bisedimeve, ndërsa Holanda dhe Danimarka anojnë më tepër nga skepticizimi.

Ndërkohë, siç u pa në fund të shtatorit, Gjermania është pro hapjes së kushtëzuar të negociatave, duke i vendosur qeverisë shqiptare një listë me 9 kritere (imediate dhe afatgjata) për t’u përmbushur. E të njëjtit mendim është edhe Athina zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME