Categories Politike

Vizita e Ilir Metës në Monako, ja çfarë shkruajnë mediat për të

Vizita zyrtare e Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Principatën e Monakos me ftesë të Princit Albert II është ndjekur me vëmendje të veçantë nga media vendase.

Gazetat dhe portalet kryesore të Principatës kanë raportuar gjerësisht pritjen për Kreun e Shtetit shqiptar, duke u fokusuar te takimi dhe diskutimet e bëra në Pallatin e Princit Albert II.

“Vizita e Presidenti të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pason atë të Princit Albert II në Shqipëri më 16 tetor 2018.

Kjo vizitë në Principatën e Monakos bëri të mundur diskutimet e çështjeve mjedisore të udhëhequr nga Fondacioni Princi Albert II në ‘Tokën e Shqiponjave’, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e një zone detare të mbrojtur dhe temave të ndryshme”, shkruan gazeta më e madhe vendase “La Gazette de Monaco”, teksa thekson se pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta, me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit të tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Edhe gazeta tjetër “Monaco Matin” ka publikuar një artikull për vizitën e Presidentit Meta në principatën e Monakos dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të kësaj vizite zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME