Categories Sport

Katër medalje ari dhe dy argjend në europian, bronz në botëror por zero lek, Briken Calja ‘shpërthen’ ndaj qeverisë: Skandal

Gjashtë medalje në Europian, katër të arta dhe dy argjend, medalje bronzi në botëror por asnjë nga këto arritje fantastike dhe historike nuk mjaftojnë që Briken Calaj të nderohet si duhet apo të shpërblehet, në rastin minimal të marrë të paktën atë që i takon.

Kampioni i europës vijon orvatjen mes kleçkave ligjore dhe burokracive pa gjetur dot drejtësi, e të mendosh që bëhet fjalë për një peshëngritës të këtij kalibri. Me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Calja i bën thirrje Kryeministrit dhe Ministres së Arsimit dhe Sportive të japin zgjidhe problemit të tij:

Briken Calja në Shqipëri, fitues i katër medalje të arta e dy të argjendta Evropiane dhe një bronzi Botërore, ende nuk është shpërblyer për të gjitha medaljet që i takojnë dhe është në pritje akoma pas 19 muajve për një pritje zyrtare nga ana e institucioneve përkatëse. Kjo është skandal dhe qesharake njëkohësisht.

Meqë ra fjala te shpërblimet, po ju informoj e sqaroj që zyrtarët e ministrisë me anë të disa argumenteve qesharakë nuk zbatojnë dhe hedhin në kosh rregullat e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe V.K.M-në për shpërblimet në sport.

Unë po kërkoj zbatimin e një VKM-je, asgjë më shumë, as lëmoshë e asgjë. Për Brikenin flet rezultati dhe jo burokracitë dhe parazitizmat e rëndomta që gjejmë në shoqërinë tonë. Prisni se ka akoma:

Çështje tjetër është dhe punësimi i medalistëve të kampionatit Evropian dhe Botëror. Konkretisht nga ana ligjore unë përfitoj punësim pranë Ministrisë se Brendshme ose te Mbrojtjes por deri tani asgjë e tillë s’ka ndodhur edhe pse dokumentacionet janë plotësuar të gjitha zyrtarisht. Jam i lodhur nga këto burokracira. Kur do të vijë dita kur do të marrim atë që meritojmë pa u bërë pjesë e këtyre dogmave skandaloze të shoqërisë sonë.

Njëkohësisht nëpërmjet këtij postimi publik i drejtohem Kryeministrit dhe Ministres së Arsimit dhe Sporteve. Jam i gatshëm të bashkëpunoj për ti dhënë drejtimin e duhur zgjidhjes së kësaj situate. I zhgënjyer, i zemëruar por kryelartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME