Krijesat e mistershme të cilat ngjasonin me ufo dhe fluturuan mbi aeroportin e Los Anxhelos vitin e kaluar mund të mos jenë asgjë tjetër veçse balona. FBI ndërmori një hetim pasi shumë persona raportuan se kishin parë krijesat e mistershme mbi aeroportin e Los Anxheles, në lartësi 930 metra nga toka.
Helikopterët e policisë identifikuan se balonat, ishin dekorime për Halloëeen të cilat më vonë ishin zhdukur në qiell. Tre pilotë të kompanive ajrore identifikuan objektet fluturuese afër aeroportit dhe i raportuan tek kontrollorët e trafikut.
Sapo kaluam një person të veshur me një kostum fluturues” raportoi piloti kontrollorëve të trafikut ajror në gusht të 2020. “Nuk e dëgjon çdo ditë një gjë të tillë” ishte përgjigjja e kontrollorit ndërsa I kërkoi pilotit të bënte kujdes pasi këto gjëra ndodhin vetëm në Los Anxhelos.
Në tetor 2020 u raportua për një rast të dytë dhe më pas në korrik të këtij viti piloti i avionit Boeing 747 raportoi se kishte parë edhe ai një njeri fluturues.
