Categories Sport

Federata e Futbollit e Spanjës s’merr përgjegjësi për sigurinë gjatë El Clasicos

Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) e ka bërë të qartë se nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për çështjen e sigurisë gjatë El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit më 18 dhjetor.

RFEF i bëri këto komente përmes një komunikate, të cilën e publikoi pas një takimi në të cilin nuk morën pjesë as Barcelona, as Real Madridi të mërkurën. “RFEF nuk merret me çështjet e sigurisë, njëlloj si në çdo ndeshje tjetër në garat zyrtare dhe, duke qenë spektator publik, nuk mban asnjë përgjegjësi për sigurinë”, thuhet në njoftimin e organit qeverisës së futbollit spanjoll.

El Clasico i parë i këtij sezoni duhej të luhej muajin e kaluar, por është shtyrë për 18 dhjetor për shkak të sigurisë në Katalonjë. Muajin e fundit pati protesta të dhunshme në Katalonjë, prandaj zhvillimi i një ndeshje me rivalitet kaq të madh u pa si rrezik për sigurinë në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME