Categories Lajme

“Feel the Beat”, projekti i parë në Shqipëri që mundëson ndijimin e muzikës për të rinjtë që nuk dëgjojnë

Ka nisur këto ditë në Tiranë projekti më i veçantë dedikuar personave që nuk dëgjojnë. Për të rinjtë që nuk dëgjojnë, ashtu si të rinjtë që dëgjojnë, pjesëmarrja në aktivitete muzikore ndikon në përmirësimin e shëndetit mendor të tyre.

“Muzika është gjuha universale e njerëzimit”, thotë një thënie dhe sipas H. K. Andersen “aty ku fjalët dështojnë, muzika flet”.

Projekti “Feel the Beat” është i pari në Shqipëri që përmes disa pajisjeve specifike dhe metodave të dedikuara ka nisur tashmë aktivitetet që u mundësojnë të rinjve që nuk dëgjojnë të arrijnë të perceptojnë muzikën përmes vibracioneve të tingullit. Synimi i këtij projekti është që përmes perceptimit të tingullit dhe muzikës të mund t’i ndihmojë të rinjtë pjesëmarrës në aktivitet që të rrisin besimin e tyre. Muzika inkurajon të mësuarit rreth emocioneve dhe ndihmon në zhvillimin e aftësive të shkëlqyera motorike.

Datë 13 tetor 2022 u zhvillua sesioni i parë i edukimit dhe trajnimit muzikor për të rinjtë që ndjekin shkollën e mesme të Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë. Djem dhe vajza të këtij institucioni morën pjesë individualisht dhe në grup duke luajtur muzikë vetë dhe duke “dëgjuar” ritmin përmes vibrimeve të muzikës nga instrumenteve të pranishme.

Ky projekt zbatohet nga organizata AMAD dhe mbështetet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Pas komunikimit me koordinatoren zbatuese të projektit, na konfirmuan se aktiviteti vijues i edukimit ritmik “Të prekim tingujt”, do të zhvillohet në mjediset e Institutit të sipërpërmendur, por këtë herë përmes një teknike të re. Qasja e “Feel the Beat” është t’u krijojë këtyre të rinjve mundësinë dhe përvojën e ndijimit dhe shijimit të muzikës, duke kapërcyer barrierat fizike.

Burimet nga AMAD shprehen se kulmimi i projektit do të jetë në realizimin e pesë minikoncerteve në lokale në Tiranë, ku luhet muzikë live. Këta të rinj do t’u bashkohen të rinjve të tjerë të grup-moshës së tyre, për të shijuar të gjithë së bashku muzikën përmes gjuhës së tingujve.

Tirana është qyteti i një mijë e një mundësive për këdo që ka vullnetin, energjinë, por edhe mendjen krijuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME