Categories Lajme

“Më jep pakot, i duan ata të Tiranës”, inxhinieri i Bashkisë së Sarandës merr para për ndarjen e plazheve

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me lejet e shfrytëzimit të plazhit në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, në Ksamil. E ashtëquajtura “lufta e shezllonëve” është zhvendosur në skajin më jugor të hapësirës detare të vendit tonë, teksa dy persona burrë e grua, po “luftojnë” prej gati dy vitesh me disa persona, të cilët pretendojnë se janë “pronarë të detit” në Ksamil.

Megjithëse kanë marrë lejen nga KKT-ja për të vendosur edhe një strukturë druri, ata janë penguar nga individë privatë, por edhe nga policia bashkiake dhe ajo e rendit. Denoncuesit tregojnë kalvarin e gjatë të stacionit të plazhit, të cilin e kanë përdorur që nga vitit 2008. Tregojnë pazaret me punonjës shtetërorë për të mos ua prishur, por edhe pazaret me punonjës bashkie, të cilët u kërkojnë para’ në formë ryshfeti për t’ua rinovuar lejen.

Një inxhinier i Urbanistikes në Bashkinë e Sarandës u ka kërkuar ryshfet, pasi do t’ua jepte “atyre në Tiranë”. Në audio-përgjim mes qytetarëve dhe inxhinierit, ky i fundit tregon pazaret sa marrin inspektorët e IKMT-së për të mos prishur ndërtime pa leje.

Foti dhe Sofi Doda kanë shkuar në vitin 2021 në Bashkinë e Sarandës, ku janë pritur nga inxhinieri Ariel Balani, i cili ka marrë përsipër ndërhyrjen te Agjencia Kombëtare e Bregdetit në Tiranë. Biseda mes Sofisë, burrit të saj dhe Arielit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.  Arieli u tregon se ata kanë probleme me kundërshtarët dhe kundërshtarët kanë paguar që Sofisë t’i prishet ambienti.

Madje, thotë se punonjësi i IKMT, që u ka shkuar për t’ia prishur, ka marrë lekë dhe lekët i ndan me zyrtarë të tjerë.  Më tej u thotë se edhe ai ka paguar atë punonjës që mos t’i prishte dy katet e shtëpisë. “Më jepni pakot (lekët) që të shkoj t’ua jap. E mbyll unë me ta” u thotë ai, duke u kërkuar shuma të mëdha pasi “i duan ata te Tiranes”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME