Categories Kuriozitete

Fëmija 1 vjeç gjendet i gjallë në pyll, mbijetoi 5 ditë pa ujë e bukë

Një fëmijë që u zhduk në një pyll në jug të Kinës, është gjetur shëndosh e mirë pas 5 ditësh.

Xiaojiao, 20 muajshe, hyri në pyllin pas shtëpisë së saj në Guangxi të hënën e kaluar dhe babai Chen Qingran, e raportoi të zhdukur të nesërmen pasi nuk mundi ta gjejë atë.

Vajza e vogël u zbulua të premten nga një punonjës i centralit, i cili e pa atë të shtrirë në tokë në shkurre pranë një kanali.

Xiaojiao është vajza më e vogël e Chen dhe thuhet se po luante me vëllain e saj 6-vjeçar dhe motrën 4-vjeçare pranë shtëpisë së tyre, por më vonë u zhduk.

Policia filloi kërkimet ditë e natë për ta gjetur, madje edhe me qen.

Policia përfundoi një rreze kërkimi prej rreth 2.5 kilometrash dhe më shumë se 700 njerëz, përfshirë oficerë e vullnetarë morën pjesë në operacionin e kërkimit të Xiaojiao.

Kur fëmija u gjet ishte dehidratuar shumë dhe e mbuluar nga kafshimet e insekteve por mrekullisht ishte gjallë pas 5 ditësh pa ushqim e ujë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët thanë se ishte mrekulli shpëtimi i saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME