Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët në Shtator të vitit 2017, e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.
Para pak ditësh kudo po përflitej se Marina dhe Geti po kalonin krizë martesore për arsye se këngëtari nuk ishte dakort me rikthimin e Marinës në ekran.Ditën e sotme, ndërkohë që moderatorja lajmëroi rikthimin e saj me një emision të ri, Geti ka bërë veprimin që nuk pritej. Ai ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit, videon e Marinës ku shfaqet spoti i emisionit, përmes së cilës ka shprehur përkrahjen për bashkëshorten.
