Categories Sport

Fenerbahçe refuzon 28 milionë euro për Muriqin, nëse transferohej thyente rekordin e sulmuesit që i shënoi Shqipërisë

Vedat Muriqi ka qenë në qendër të merkatos së janarit teksa nga Anglia, ka pasur një sërë klubesh të gatshme për të përmbushur kërkesat e Fenerbahçes. Sulmuesi ka shkëlqyer me gola dhe e ka nisur edhe këtë vit me të njëjtin zakon duke udhëhequr të tijtë në garën për titullin kampion. Së fundmi, është zbuluar se Fenerbahçe ka refuzuar një ofertë prej 28 milionë eurosh për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nga klubi i Bërnlej në Premier League. Turqit nuk duan ta humbasin në asnjë mënyrë liderin e tyre dhe në këtë formë kanë hedhur poshtë ofertën. Ndërkohë, nëse transferimi do kryhej me sukses, atëherë do të ishte edhe një rekord për Superligën turke.

Muriqi do shndërrohej në futbollistin më të shtrenjtë që largohej nga Turqia, teksa aktualisht rekordi mbahet nga sulmuesi Xhenk Tosun. Futbollisti që i shënoi Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2020, është transferuar nga Beshiktash te Everton për shumën e 25 milionë eurove. Megjithatë, nëse Muriqi ia del të ruajë formën aktuale, atëherë nuk do ishte çudi që të thyente këtë rekord të kampionatit turk.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME