Categories Showbiz

Festivali i RTSH, Redon Makashi tregon prapaskenat: Vera Grabocka na përzuri nga festivali me urdhër nga lart

Në debatin për Festivalin e RTSH-së është përfshirë sot dhe Redon Makashi, duke thënë se e kanë përzënë me urdhër nga lart.

I ftuar në spektaklin “Këndo Këngën Time”, në Vizion Plus, Redon Makash,i u ndal në daljen e tij të parë në skenë gjithashtu edhe vështirësitë e sistemit të atyre viteve për të kënduar, pasi tha se ishte përjashtuar nga Vera Grabocka se ishte shumë perëndimor.

“Dalja jonë që ka qenë e para krijoj një hendek në daljet pasardhëse tonat në ekran. Nuk na linin të dilnim më sepse këta çunat çfarë janë që këndojnë me kitarë, i ngjajnë Beatles-ave , në asnjë mënyre. Ne shkuam pikërisht tek liqeni, te amfiteatri bëhej një shfaqe e madhe dhe na kishin ftuar si grup për të performuar. Shkuam ne me kontrabas, violonçel shkuam aty ne dhe na than ju nuk do këndoni sepse kështu ka ardhur urdhri dhe si përfundim nuk kënduam. Na erdhën fjalë më fjalë që Pirro Çako, donte të na takonte. Shkuam takuam Pirron në shtëpi dhe na tha që kam bërë një këngë për ju. E guximshme për atë moment sepse ne nuk na lejonin të dilnim për të kënduar. Si përfundim u bë kënga Pirro Çako bashkë me autorin e tekstit Agim Doçi, shkuan te Vera Grabocka regjisorja e cila tha këta çunat nuk do këndojnë në festival sepse më kanë tërhequr vërejtje dhe nuk lejohet të këndojnë në festival. Agim Doçi me disa miqësi të tij na futi në festival, po na tha që me këto flokë ju nuk do dilni në festival. Bledar Sejko duhet të heq syzet se i ngjan John Lenon dhe Bledi tha që nuk shohë nuk i mbaj për qejf. Veshëm ca xhaketa nja pesë numra më të mëdhenj sikur ishim futur në thes. Na vunë edhe një lule në xhep si gjasme filizat e rinj ne futja kot aty. U bënë ca gjëra të mbulonin daljen tonë të parë si çuna të mire dhe jo si çuna perëndimor”, u shpreh këngëtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME