Do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme reshjet e shiu dhe dëborës. Sipas IGJEUM në zonat malore do të ketë reshje dëbore, në zonat ulta reshje shiu.
Parashikimi:
RESHJET
Gjatë fundit të ditës (e premte, dt. 13) reshjet priten mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër dhe lokalisht mesatare në qarqet Lezhë dhe Durrës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në terrenet malore, reshjet do të jenë kryesisht në formë dëbore.
TEMPERATURAT
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 7 / 14 °C
në vendet malore: 2 / 8 °C.

