Categories Lajme

6 000 euro për person, goditet rrjeti i trafikantëve

Operacioni i përbashkët i forcave të sigurisë greke dhe italiane në koordinim me Eurojust, Njësia Europiane e Bashkëpunimit Gjyqësor, ka goditur një rrjet trafikantësh, të cilët transferonin dhjetëra migrantë të Greqisë drejt jugut të Italisë. 99 migrantë klandestinë, 29 persona të përfshirë në këto trafiqe të paligjshme mes Greqisë dhe Italisë u identifikuan dhe u lëshuan 13 mandat arreste”, njofton policia italiane.

“Rrjeti ishte i përbërë nga dy celula, një italiane, e drejtuar nga një italian dhe tjetra greke, e drejtuar nga një kurd sirian”, theksoi policia italiane në një komunikatë.“Migrantët, të nisur nga vendi i tyre i origjinës, mbërrinin në Turqi dhe prej andej kalonin në Greqi, ku priteshin nga anëtarët e organizatës kriminale dhe strehoheshin në Athinë në pritje për t’u nisur”, sipas të njëjtit burim. “Kur mbërrinte momenti i nisjes, migrantët transportoheshin kryesisht në ishullin e Korfuzit, ku strehoheshin në struktura turistike anonime para se të ngjiteshin në bordin e varkave që shkonin në Itali, në rajonin e Salentos, në Pulia”, shtoi policia. Celula greke e kësaj organizate merrej kryesisht me paratë që jepnin migrantët para nisjes, 6 000 euro për person./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME