Categories Lajme

Spiropali: Paketa antishpifje ndan prerazi lajmin profesional nga haberet e moçalit

“Paketa antishpifje ndan prerazi lajmin profesional nga haberet e moçalit”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Spiropali tha se paketa nuk do të thotë kurrsesi kontroll ndaj fjalës së lirë, por një mburojë për medien dhe për të drejtën për informim, si dhe një armë për të luftuar fake-news, shpifjet, dhe tregtarët e dizinformimit”.

“Kjo paketë e propozuar synon të disiplinojë nëpërmjet ndërhyrjeve në ligj shërbimet e medieve online, në një kohë ku sot më shumë se kurrë teknologjia dixhitale, kur e keqpërdorur, ka aftësinë të minojë deri dhe proceset demokratike, të shkelë dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, ndaj është domosdoshmëri ndërtimi i një kornize ligjore në të njëjtën linjë zhvillimi me vendet dhe legjislacionet e Bashkimit Europian”, tha ajo. Një demokraci e shëndetshme, sipas saj, “ka nevojë jetike për një media të lirë, të pavarur dhe mbi të gjitha të përgjegjshme”./m.m/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME