Categories Sport

FIFA ngjit tre pozicione kuqezinjtë, renditen në vendin e 59-të në botë

Fitorja me Çekinë dhe Bullgarinë ka bërë që Kombëtarja kuqezi të fitojë tre pozicione në renditjen e FIFA. Tanimë kuqezinjtë pritet të jenë të 59 në botë, duke u ngjitur me tre hapa, nga vendi i 62 ku ishin në renditjen e muajit të shkuar.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare, mediet e ndryshme evropiane kanë publikuar edhe renditjen që pritet të zyrtarizohet nga FIFA më datën 26 tetor. Kështu, triumfi 3-0 kundër Çekisë për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E dhe fitorja 2-0 kundër Bullgarisë në miqësore, kanë bërë që tanët të ngjiten me 20 pikë dhe të fitojnë tre pozicione.

Pozicionimi më i mirë historik i kuqezinjve është regjistruar në korrik të 2015 në pozitën e 22. Kur Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë e gjeti ekipin në vendin e 66.

Braziliani e ka drejtuar Kombëtaren në shtatë takime, duke marrë pesë fitore, një barazim dhe një humbje. Kujtojmë se kuqezinjtë kanë gjashtë ndeshje radhazi pa humbje dhe janë me 99.99 përqind në finalet e Euro 2024, si kokë grupi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME