Categories Lajme

Fillon vendosja e mikroçipit në Suedi, si do të zbulohet nëse e ke bërë vaksinën

Gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi. “France 24” raporton se kjo është bërë nga një kompani, e cila nëpërmjet teknologjisë së evancuar ka mundësuar implantin e çipave nën lëkurën e qytetarëve që kanë pranuar ta mbajnë përherë me vete certifikatën e tyre të vaksinimit. Suedia ka vendosur rregulla të forta anti-Covid, ku ndër të tjera kërkohet edhe që certifikata e vaksinimit të prezantohet në hyrje të çdo aktiviteti publik ku janë më shumë se 100 persona. Kompania “Epicenter” bëri një njoftim për vendosjen e çipit dhe menjëherë vërshuan aplikimet e qytetetarëve.

Kompania “Epicenter”, një startup me bazë në Stokholm, ka perfeksionuar mikroçipin, madhësia e të cilit nuk e kalon kokrrën e orizit. Mikroçipi vendoset nën lëkurë dhe mund të “lexohet” nga një telefon inteligjent. Drejtuesit e kompanisë duan aplikimin e gjerë të kësaj teknologjie duke e zgjeruar praktikën edhe për kryerjen e pagesave nëpërmjet kartës së kreditit pa kontakt. Shefi i Departamentit të Shpërndarjes së kompanisë Hannes Sjobland tregon se si funksionon gjithçka. Ai lëviz një “smartphone” pak sipër dorës, në vendin ku i është futur çipi dhe informohet menjëherë për statusin e vaksinimit.

“Implantët janë një teknologji shumë fleksibël që mund të përdoret për shumë gjëra të ndryshme dhe për momentin është shumë e përshtatshme që të keni gjithmonë të aksesueshme certifikatën e vaksinimit kundër COVID”, tha kompania në një deklaratë. Shumë ambiente, restorante, bare, salla koncertesh dhe muze në shumë vende të botës kërkojnë që vizitorët të tregojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në ndërtesë. Dhe kompania dëshiron ta bëjë prezantimin e këtij informacioni sa më të lehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME