Categories Lajme

Makinën e mbushur me emigrantë, shoferi i shmanget policisë në Gjirokastër

Arrestohet 31-vjeçari nga Paskuqani dhe shpallen në kërkim dy të tjerë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”. Uniformat blu bëjnë me dije se në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, një drejtues mjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, por është larguar me shpejtësi. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bënë ndalimin e shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Paskuqan dhe shpalljen në kërkim të shtetasve P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjirokastër: Ndalohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 18.12.2021, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku një drejtues mjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur atë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bënë ndalimin e shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Paskuqan dhe shpalljen në kërkim të shtetasve P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME