Categories Sport

Finalja! Bayern Munchen kërkon trofeun e gjashtë, PSG do të shkruajë historinë

Lisbona e Portugalisë pret sot finalen e Champions League mes dy ‘titaneve’ të Europës, Bayern Munchen dhe PSG. Bavarezët janë më të favorizuar në letër për shkak dhe të fitoreve tenistike apo komode që kanë marrë në 1/16, çerekfinale apo gjysmëfinale. Por gjermanët nuk duken entuziastë.

Ata kërkojnë këtë vit të marrin trofeun e 6-të në histori. Me një fitore sot ata do të arrinin Liverpool-in i cili ka po ashtu 6 trofe Champions League. Po ashtu do të thyenin edhe një ‘ters’ pasi Bayern Munchen ka arritur 10 herë në finale, dhe 5 herë e ka fituar, kurse 5 herë e ka humbur.

Nga 2014 trofeun mungon në Mynih, por PSG nga tjetër do të shkruajë historinë sot duke tentuar ta fitojë sot për herë të parë në histori. Parizienët janë debutuesë sot në një finale Champions League por me skuadrën që kanë duket se duan që ta fitojnë atë.

Nga njëra anë sulmi i shpejtë i PSG me Mbappe, Neymar dhe Di Maria kurse nga ana tjetër ‘furia’ bavareze me një mbrojtje e mesfushë të blinduar dhe më një Lewandowski në krye që nuk fal. Ndërkohë sot më në fund Champions League do të përfundojë pas një zgjatje prej 425 ditësh. Në mars kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube u ndërpre për më shumë se 3 muaj dhe kjo ndoshta do të jetë zgjatja më e madhe në historinë e saj.

Formacionet e mundshme: PSG: Rico; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Perisic, Muller, Gnabry; Lewandowski

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME