Categories Lajme

Virusi shuan tre vëllezërit në Kosovë brenda një muaji

Tre vëllezër të një familjeje në Ferizaj janë shuar si pasojë e koronavirusit. Vëllezërit Ferat, Murat dhe Berat Ymeri kanë ndërruar jetë brenda një muaji pasi nuk kanë mundur ta mposhtin Covid. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati që të ndjerit i kishte familjarë.

“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur.

Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin.

Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, ka shkruar Murati. Kujtojmë këtu se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka raportuar për 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME