Categories Lajme

Fitoret e Shqipërisë, gazeta spanjolle AS artikull për Sylvinho: Heroizëm, gati të bëjë bujë në Gjermani. Endërron botërorin

E përditëshmja sportive spanjolle Diario AS i ka kushtuar një artikull trajnerit të kombëtares Sylvinho dhe suksesit të përfaqësueses në kualifikueset e Europianit. Shefi i sektorit ndërkombëtar të kësaj gazetë Pablo Fuentenebro thotë se Shqipëria është gati të shkruajë histori dhe merita më e madhe është e trajnerit brazilian Sylvinho.

Në vetëm gjashtë ndeshje, ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës shqiptare dhe ëndrra për të shkuar në Euro 2024 në Gjermani është një hap larg.

Trajneri brazilian ka një mundësi për ta rikthyer Shqipërinë në një Europian për herë të dytë. Një arritje historike për vendin ballkanik.

Sylvinho stërvit Shqipërinë që në fillim të vitit dhe muajt e fundit ka arritur të jetë më e mira e Grupit E kualifikues për në Euro. Një fitore më shumë do t’u jepte atyre një pasim direkt në Gjermani.

Një triumf për Sylvinhon dhe ndihmësit e tij. Është eksperienca e tretë e madhe e brazilianit në stol pas një qëndrimi të shkurtër në Olympique Lyon dhe veçanërisht Corinthians, përvoja e të cilit nuk ishte plotësisht e frytshme.

Gazeta spanjolle vlerëson se eksperienca e 49-vjeçarit më trajnerë si Tite i Brazilit apo Mancini tek Inter e ka ndihmuar të bëjë bujë në Europë me përfaqësuesen tonë.

Por gazetari Fuentenebro shkon edhe më tej teksa thotë se Shqipëria tashmë po ëndërron të jetë në një kampionat botëror.

Një heroizëm, thotë ai, që nuk po e arrin me individualitete të mëdha por me një grup koheziv dëshiron të bëjë bujë këtë verë në Gjermani./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME