Categories Lajme

Turistët nuk i ndahen detit, Vlora mbetet e frekuentuar nga të huajt

Vlora vijon të jetë destinacioni i turistëve të huaj edhe pse jemi ne kulmin e vjeshtës. Koha e mirë dhe ditët me diell kanë sjellë në qytet një numër të konsiderueshëm të huajsh,  të cilët mbeten besnik të plazhit. Në Vlorë sot mund të gjesh  jo vetëm italianë por dhe  nga shtete të ndryshme të Europës, e deri nga Brazili i largët.

“Unë jam nga Brazili por jetoj në Gjermani. Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë natyra është tejet e bukur, ushqimi i mirë dhe njerëzit këtu janë të sjellshëm. Midis Vlorës dhe Brazilit sigurisht zgjedh Brazilin sepse është vendi im. Njerëzit këtu janë shumë mikpritës, të ndihmojnë në çdo rast që ti mund të kesh nevojë .Jo të gjithë flasin anglisht, por edhe kur nuk dinë anglisht mundohen të të ndihmojnë me sa mundësi të kenë. Përsa i përket çmimeve, akomodimi dhe ushqimi kanë çmime të përballueshme.”, pohoi një turiste.

Turistët krahas detit dhe klimës shprehen te impresionuar edhe mikpritja. “Jam nga Suedia. Është hera ime e parë në Vlorë. Po qëndroj këtu prej 3 ditësh tashmë. E dua Vlorën. Më pëlqen më tepër ushqimi, plazhet, më pëlqen klima gjithashtu në vendin tim është shumë ftohtë ndërsa këtu shumë moti është i shkëlqyer. Kam zgjedhur tetorin  pasi ka më pak turistë në këtë periudhë, akomodimi është i mirë, çmimet janë paksa më të lira, mendoj se është periudha ideale për të pushuar.”, tha një turist

“Një tokë shumë e bukur, det i mirë, ushqimi po ashtu, i vetmi problem është që baret dhe restorantet mbyllen shumë shpejt në darkë. Duhet më shumë jetë nate për të rinjtë. Sepse nëse djali im në Itali del në mesnatë, këtu në mesnatë duhet të shkosh të flesh, pasi është mbyllur gjithçka. Vetëm këtë kritikë kam.”, tha një pushues. Turistët e   huaj nuk hezitojnë të tregojnë se do ta rekomandojnë Vlorën dhe tek miqtë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME