Categories Lajme

Flet e huaja nga kampi Al Hol në Siri: Eva Dumani është larguar, vëllai i saj u kthye në Shqipëri

Historia e Eva Dumanit e cila refuzoi të riatdhesohej  nga kampi Al Hol në Siri, Tetorin e shkuar bashkë me të vëllain Endrin, ka marrë një kthesë të papritur për sa i përket vendndodhjes aktuale. Eva prej më shumë se katër muajsh ka ndërprerë komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjen përmes Whats up.

Top Channel bisedoi paraditen e kësaj të enjteje me një grua të një nacionaliteti të huaj e cila ndodhet në kampin Al Hol. E pyetur nëse ajo e njihte shqiptaren Eva Dumani, përmes whats up siç mund ta shihni nga faksimilja e bisedës në anglisht dha këtë përgjigje.

“Kam dëgjuar rreth saj. Por nuk e di se ku është. Disa gra thonë se ajo nga kampi Al Hol ka shkuar në Idlib pasi vëllai i saj shkoi në Shqipëri. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë apo jo”.

Nëse një gjë e tillë ka ndodhur atëherë lindin shumë pikëpyetje se kush e nxori nga kampi Al Hol që është nën kontrollin e kurdëve, 16 vjeçaren shqiptare si dhe kush e strehon atë në qytetin Idlib të Sirisë verilindore.

Gjithnjë nëse kjo është e vërtetë, atëherë përpjekjet për riatdhesimin e saj do të vështirësoheshin akoma edhe më tepër.

Përmes një prokurore të falsifikuar, Shkëlzen Dumani babai i Evës atëherë 8 vjeçe dhe Endrit 7 vjeç i nxori ata nga pika kufitare me Malin e Zi për të udhëtuar drejt Turqisë nga ku u futën në territorin sirian për t’ju bashkuar  Shtetit Islamik.

Shkëlzen Dumani mbeti i vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS, ndërsa Eva dhe Endri të mbetur jetim paguan me plot vuajtje, koston e kësaj çmendurie të babait të tyre./ TopChannel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME